PDK i kundërpërgjigjet Dardan Sejdiut

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 15:14 | Nga

PDK e Skenderajit i është kundërpërgjigjur kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i cili gjatë një konference për media ka thënë se në Skenderaj koalicionet janë dakorduar që të votohet për pa verifikime.

Përmes një komnikate për media, PDK-së, Vetëvendosje po tenton të dëmtojë procesin zgjedhor në Skenderaj.

Vetëvendosje, përmes komisionerëve të saj po tenton ta dëmtojë procesin zgjedhor në Skenderaj, transmeton Indeksonline.

Ja njoftimi i tyre:

Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj, në orët e fundit ka vërejtur tendencën e komisionerëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta njollosur dhe pë ta dëmtuar procesin zgjedhor në Skenderaj.

Komisionetër dhe vëzhgesit e këtij subjekti duke parë rrjedhën demokratike të procesit zgjedhor dhe fitoren e madhe të PDK-së që po ndodh në Skenderaj, po tentojnë me përpjekje dëshpëruese të bllokojnë vendvotimet në Qendrën e Votimit në Vajnikë.

PDK në Skenderaj siguron se nuk do të lejohet që askush të bllokojë, të njollosë ose ta manipulojë rrjedhen e procesit zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve të Skenderajt.

Dega e PDK-së në Skenderaj e informon publikun se procesi i votimit në Skenderaj po shkon shumë mirë dhe nuk është evidentuar asnjë problem në 35 Qendrat e Votimit. Dalja e qytetarëve të Skenderajt është e kënaqëshme. Në disa Qendrave të Votimit dalja deri në ora 14:00 ka arritur në mbi 35 %.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme