PDK: Lipjanin do ta bëjmë një zonë ekonomike

Lipjan | 18 Tet 2017 | 16:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, është pritur në Lipjan nga qindra vullnetarë dhe përfaqësues të degës së PDK-së, për të diskutuar për mobilizimin në zgjedhjet e 22 tetorit dhe mbështetjen e kandidatit Ismet Hajrullahu, për kryetar.

Kreu i PKD-së tha se Lipjani ka nevojë për ndryshime të madhe, ngase ka stagnuar nga një keqqeverisje.

Ai ftoi qytetarët e Lipjanit pa dallim që ta votojnë platformën qeverisë të PDK-së, e cila sipas tij, “garanton zhvillim ekonomi, mbështetje për fermerët, mbështetje të plotë për studentët, praktikë me pagesë për të sapodiplomuarit dhe mbështetje të bizneseve në hapje e vend të punës”.

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Lipjanit, Ismet Hajrullahu, tha se bashkë me ekipin ekspertëve kanë hartuar platformën qeverisë që ta kthejnë Lipjanin në një zonë të fuqishme ekonomike.

Ai tha se ka mbështetjen e lidershipit të PDK-së për të siguruar projekt dhe investime kapitale në Lipjan.

Ndërsa premtoi tokë falas për investitorët, zero taksa për bizneset dhe mbështet për të rinjtë që kanë ide për hapjen e bizneseve të reja.

Të ngjashme