PDK mban konferencë të jashtëzakonshme për murin në Mitrovicë

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 11:01 | Nga

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për murin në Mitrovicë.

Konferenca mbahet në orën 14:00.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, duke parë zhvillimet e fundit në Mitrovicë, përkatësisht hezitimin e organeve kompetente që ta rrënojnë Murin e ndarjes dhe në anën tjetër marrëveshjet e fshehta që Muri të mbetet në formën e shkallëve, ne Partia Demokratike e Kosovës thërrasim Konferencë të jashtëzakonshme për media”

“Ju ftojmë të jeni prezent t’i dëgjoni argumentet dhe faktet tona me pengesat dhe bisedimet e fshehta që po bëhen për çështjen e Murit”, thuhet në një njoftim për media të kësaj parti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme