PDK mbledh kryesinë, vendos për emrat e ministrave

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 10:27 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK është mbledhur në selinë e partisë, për të vendosur rreth emrave të ministrave në qeverinë e re.

Mbledhja ka nisur në ora 10.

Sipas marrëveshjes, PDK-ja do ta ketë njl post zëvendëskryeministri dhe do t’i drejtojë këto ministri: Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Integrimeve, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e re për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Për nesër pas dite është paralajmëruar që të mbahet seanca e votimi të qeverisë së re. Ramush Haradinaj është mandatuar për të parin e Qeverisë të enjten nga presidenti Hashim Thaçi.

Zgjedhja e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit i ka hapur rrugë votimit të Qeverisë.

Ndërkohë, AAK-ja mbrëmë ka vendosur që në krye të Ministrisë së Infrastrukturës të jetë Pal Lekaj, ndërsa në atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Edhe AKR-ja, sipas raportimeve të medive, tashmë i ka përcaktuar emrat. Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme do të jetë Behgjet Pacolli, ministër i Zhvillimit Ekonomik do të jetë Valdrin Lluka; Ministinë e Punëve të Brendshme do ta udhëheqë Abdylselami Shkodra, ndërsa ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do jetë Rejhane Vuniqi.

Partia e Fatmir Limajt në qeverinë Haradinaj do t’i ketë tri ministri: Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Një emër potencial për ta drejtuar MAShT-në është Valdete Bajrami, ish-shefja e grupit parlamentar të Nismës, e cila nuk i ka fituar votat për t’u zgjedhur sërish deputete.

Poashtu, ky subjekt do ta ketë edhe një post të zv/kryeministrit.

Të ngjashme