PDK me rezolutë për grevën, Tahiri i drejtohet Kurtit: Me pas pa veten në pasqyrë e kishe pështy në fytyrë

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 13:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me kërkesë të Partisë Demokratike e Kosovës, Kuvendi i Kosovës po mban debat parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, shefi i deputetëve të PDK, Abelard Tahiri, tha se për fajin e Qeverisë janë mbyllur shkollat.

Ai tha se kryeministri me pa vetën në pasqyrë e kishte pështy në fytyrë.

“Është java e tretë që nxënësit nuk janë në shkollë dhe administrata në punë. Shkollat nuk janë mbyllur edhe kur atëherë ky kuvend është mbyllur në kohën e dhunshme. Sindikatat dhe qeveria nuk bënë që mos ta kthejmë theksin tek greva kur fëmijët janë e ardhmja e shtetit. Nuk besoj se në këtë sallë e jashtë saj, nuk e din që çfarë edukimi”.

“Pas tri javësh në grevë nuk ka dialog dhe nuk mund të thuash se ka dialog e ti ftosh pas 21 ditësh. Më 14 shkurt keni ardh në pushtet me mbështetje të madhe dhe në programin elektoral”, tha Tahiri, teksa lexoi pikën e programit kur VV-ja premtonte mbështetje sindikatave në Kosovë.

“Gjendja është e mjerueshme, mbi 320 mijë nxënës janë në shtëpi, në vend se të jenë në shkollë, greva mund të duket e paarsyeshme por është detyrë e qeverisë që ti zgjidh ato e jo të hyjë në paranoja”, tha tutje Tahiri.

“Me pa Albini veten pasqyrë para dy vitesh këtë kryeministrin e sotëm besomë e kishte pështy në fytyrë”, tha Tahiri.

PDK ka propozuar rezolutë që kërkon që në një afat prej 48 orësh të zhvillojë dialog me BSPK-në, në mënyrë që të zhbllokohet kjo situatë me grevën dhe që të përfshihen përfaqësues të BSPK në projektligjin për pagë.


Të ngjashme