PDK në Istog premton 900 të punësuar, sheshin “Ibrahim Rugova” e fshat turistik

Istog | 06 Tet 2017 | 19:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në tubimin elektoral në Istog, ka thënë se banorët e këtij qyteti të bukurive të jashtëzakonshme natyrore, po shohin shpresë te Beqir Sadikaj dhe po presin vendime të mëdha për t’i dhënë jetë potencialit zhvillimor të Istogut.

“Forcës së Ndryshimit të Partisë Demokratike të Kosovës në Istog i prin një personalitet i dalluar i jetës publike në Kosovë. Ne jemi ballëhapur para qytetarëve të Istogut, sepse kemi përzgjedhur njeriun më të duhur, nga mesi juaj, nga vullneti juaj, për të udhëhequr me forcën e ndryshimit, për ta ndryshuar Istogun, për ta sjellë zhvillimin në Istog”, ka thënë Veseli.

Ai ka theksi  se me Beqir Sadikajn kryetar, Istogu do të dalë nga gjendja e stagnimit shumëvjeçar dhe e amullisë së shkaktuar nga qeverisja e dobët.

“Platforma e Partisë Demokratike është platforma për një komunë që ndihmon sektorin privat dhe jo që e bllokon atë”, ka shtuar Veseli.

Ndërsa kandidati për Kryetar të Istogut, Beqir Sadikaj, ka thënë se platforma e PDK-së i hap rrugë fitores historike për Istogun.

Kjo platformë, sipas kandidatit të PDK-së për Kryetar të Istogut, garanton përmirësimin e qeverisjes, ngritjen e nivelit të arsimit, rritjen e shërbimeve mjekësore, përmirësimin e gjendjes së bujqësisë dhe bujqve, si dhe përkrahjen e iniciativave në sferën e kulturës, rinisë dhe sportit, përcjell EkonomiaOnline.

Gjithashtu, sipas kandidatit Sadikaj, kjo platformë garanton edhe ndërtimin e infrastrukturës, përkrahjen e investitorëve për të realizuar partneritetin publiko-privat, përmirësimin e mirëqenies sociale, kujdesin për familjet e veteranëve, dëshmorëve, invalidëve dhe shoqatave të dala nga lufta për barazinë gjinore dhe personave me aftësi të kufizuara, si dhe kujdesin për mjedisin dhe zhvillimin e turizmit.

“Si mund të imagjinohet një qytet në vitin 2017 pa shesh, pa park, pa kinema, pa galeri, pa muze, pa bibliotekë dhe sallë leximi të qytetit. Të gjitha këto do të ndërtohen dhe do të jetësohen gjatë mandatit të qeverisjes sime. Klubet e sportit përballen me vështirësi financiare dhe ne do t’i subvencionojmë dhe po ashtu ju garantoj se në vitin e parë do të përfundojë historia dhjetëra vjeçare e sallës së sportit, e cila nga viti 2003 nuk është përfunduar”, ka thënë Sadikaj.

Ai ka premtuar se do të ndërtojë edhe sheshin “Ibrahim Rugova”, i cili do të jetë në harmoni të plotë me memorialin “Ibrahim Rugova” dhe lapidarin e dëshmorëve të kombit për hapësirën e të cilit do t’i fillojë negociatat menjëherë dhe do t’i zgjidhë problemet e pronësisë.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Istogut, Beqir Sadikaj, i ka garantuar qytetarët e Istogut se në ditët e para të qeverisjes së tij do tënënshkruajë marrëveshjen për partneritet publiko-privat me një kompani gjermane, e cila do të ndërtojë fabrikën për prodhimin e letrës, ku do të punësohen 900 punëtorë.

Sadikaj ka premtuar investime edhe në turizmin e Istogut, i cili është një sektor totalisht i pashfrytëzuar, duke ndërtuar një fshat turistik qëdo të hapë vende pune për banorët e fshatrave të tij.

Të ngjashme