PDK në Mitrovicë: Vota e veteranëve të UÇK-së fuqizon të ardhmen e Kosovës

Mitrovicë | 02 Qer 2017 | 10:49 | Nga

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kanë qenë dhe mbeten shtylla e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Kështu thanë anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, gjatë një takimi që mbajtën me veteranët e UÇK-së në Tunel të Parë.

Si të tillë, kjo shtresë e shoqërisë kosovare meriton respektin dhe trajtimin sa më dinjitoz të mundshëm. Anëtarët e kryesisë nga PDK-ja në Mitrovicë, thanë se veteranët e UÇK-së, vazhdojnë të atakohen nga qarqe që e kanë selinë në Beograd.
Sulmet dhe gjykimet e çlirimtarëve janë sulme ndaj lirisë dhe shtetit të Kosovës, vlerësuan ata. “Ju nuk jeni pjesë, por jeni vetë Kosova, prandaj ne do të jemi pranë jush, në çdo kohë”, theksuan krerët e PDK-së.

Në këtë takim gjithashtu u tha se vetëm bartësit e “Fillimit të ri”, i kuptojnë dhe i ndajnë bashkë me veteranët dështimet dhe sukseset e atdheut. “Për të rrugëtuar të suksesshëm mbështetja e veteranëve të UÇK-së është tepër e rëndësishme, meqë vota e juaj në zgjedhjet e 11 qershorit është votë që garanton mbështetjen për bartësit e “Fillimit të ri”, për Kosovën dhe vendimet që i hapin rrugë të ardhmes më të mirë”.

Gjithashtu ata premtuan mbështetjen më të fuqishme për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, si një nga vlerat më të mëdha që ka pasur ndonjëherë Kosova dhe populli shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme