PDK në Prizren e nis fushatën me mbjellje të luleve

Prizren | 31 Maj 2017 | 11:36 | Nga

Kandidatët e PDK-së, nga Prizreni sot së bashku me qytetarinë politike, përfaqësuese në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, zyrtarisht filluan fushatën elektorale dhe premtuan që denjësisht  se do të përfaqësojnë zërin e qytetarëve në institucionin më të lartë politik vendimmarrës, gjatë mandatit të ardhshëm.

“Kandidatët e degës sonë, aktivitetin e parë e filluan me mbjelljen e luleve si kreacion: ‘Fillimi i Ri’ dhe gatishmërinë e politikës vijuese të kujdesit për ruajtjen dhe kultivimin e botës së gjallë-bimësisë, si garantuese e respektimit të vlerave universale të planetit”.

Pas këtij kreativiteti, aktivitetet e shpalosjes së programit “Fillimi i Ri” nga PDK-ja i vazhduan në shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dhe në disa familje të Dëshmoreve të komunës.

“Kujdesi institucional ndaj krenarisë Kombëtare do jetë prioritet publik yni”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme