PDK në Prizren: Interesim i madh për procesin zgjedhorë të partisë

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Procesi zgjedhor po ecën me dinamikën e paraparë, të përcaktuar nga ana e Komisionit Lokal Zgjedhor të PDK-së në Prizren.

Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, sipas të cilit, në rrjedhën  e procesit zgjedhor, i cili është duke u zhvilluar në të gjitha Nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës, në Degën e  PDK-së në Komunën e Prizrenit,  po mbizotëron  entezuiazëm i madh  i anëtarësisë, i simpatizantëve, aktivistëve,  për të zgjedhur strukturat  drejtuese, kryetarët e nëndegëve, kryesitë si dhe, delegatët për Kuvendin zgjedhor në Kuvendin zgjedhor të Degës së PDK-së në Prizren.

Ky është njoftimi i plotë i PDK-së, dega Prizren:

Procesi zgjedhor po ecën me dinamikën e paraparë, të përcaktuar nga ana e Komisionit Lokal Zgjedhor të PDK-së në Prizren.

Në rrjedhën  e procesit zgjedhor, i cili është duke u zhvilluar në të gjitha Nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës, në Degën e  PDK-së në Komunën e Prizrenit,  po mbizotëron  entezuiazëm i madhë  i anëtarësisë, i simpatizantëve, aktivistëve,  për të zgjedhur strukturat  drejtuese, kryetarët e nëndegëve, kryesitë si dhe, delegatët për Kuvendin zgjedhor në Kuvendin zgjedhor të Degës së PDK-së në Prizren. Ndër të veçantat e këtij procesi të suksesshëm zgjedhor, brenda partiak, është fakti se, përveç strukturave të deritanishme, po funksionalizohet procesi i prurjeve të reja në PDK, faktor ky i rëndësishëm per forcimin kuadror dhe veprues të PDK-së në Prizren.

Zgjedhjet e brendshme, procedurat dhe vijimi i procesit, është duke u zhvilluar plotësisht konform rregulloreve, duke u rikonfirmuar vlerat themelore të PDK-së si, demokracia e brendshme, gjithëpërfshirja, transparenca, gara demokratike, dhe përzgjedhja e më të mirëve në mesin e më të mirëve.

Procesi shumë demokratik, dhe transparent i zgjedhjeve nëpër Nëndegët e PDK-së, në Komunën e Prizrenit, po e forcon bazën kuadrore, me anëtarë të rinj të arsimuar, intelektualë të të gjitha profileve, të cilët, gëzojnë autoritet, respekt për punën e tyre, për aftësitë profesionale, dhe përcaktimin e vendosur politik, për të qenë pjesë e organizimit, dhe veprimit politik të PDK-së. 

Është inkurajues fakti se në krye të Nëndegëve të PDK-së, në Komunën e Prizrenit gjatë kësaj faze të procesit zgjedhor, janë zgjedhur kandidatë me potencial të dëshmuar kombëtar dhe profesional si dhe, ka përzgjedhje solide të grave në strukturat më të larta në krye të Nëndegëve.

Gjatë këtyre ditëve, dhe javëve, procesi zgjedhor është zhvilluar dhe është përmbyllur me sukses  në mbi 20 Nëndegët e PDK-së në Komunën e Prizrenit, duke përfshirë në atë proces zgjedhor rreth 2600 delegatë dhe delegate, të cilët me kulturë transparente politike,  kanë përzgjedhur strukturat e reja drejtuese të Nëndegëve përkatëse.

Të përzgjedhurit, nëpër Nëndegët e PDK-së në Prizren,  janë zotuar të angazhohen që, filozofia politike e  Dekadës së Re, e promovuar nga Kryetari Veseli, për besim, zhvillim  dhe integrim, të zbatohet në interes të qytetarëve dhe të ardhmës së Kosovës prosperuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme