PDK në Skënderaj gati për zgjedhje të brendshme

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Dega e Partisë Demokratike në Skenderaj është e gatshme për zgjedhje të brendshme.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj dege, Sami Lushtaku, i cili ka njoftuar se së shpejti dega e PDK-së ne Skenderaj do të mbajë zgjedhjet e brendshme të partisë, përcjell lajmi.net.

Lushtaku nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se dega e PDK-së në Skenderaj është e përgatitur për këtë proces të rëndësishëm për partinë dhe të ardhmen e saj.

“PDK në Skenderaj gjatë procesit të brendshëm do të mbajë zgjedhje në të gjitha nivelet e organizimit, duke përfshirë kuvendet e nëndegëve, Kuvendin e degës dhe Kryesinë e degës”, ka shkruar Lushtaku.

Ky është postimi i plotë i Lushtakut:

Dega e PDK-së në Skenderaj e gatshme për zgjedhjet e brendshme

Komisoni Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takimin e këtij organi ku ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në nivel të degës.

Si Kryetar i degës dhe kryetar i Komisionit Zgjedhor më këtë rast u shpreha se, Dega e PDK-së në Skenderaj është e përgatitur për këtë proces të rëndësishëm për partinë dhe të ardhmen e saj. PDK në Skenderaj do të krijojë mundësi të barabartë për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për të gjithë anëtarët e PDK-së dhe qytetarët e Skenderajt.

Ftoj intelektualë, mjekë, profesorë, të rinj profesionistë, të gjthë qytetarët që konsiderojnë se mund të japin kontribut në të mirë të vendit, që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor duke i siguruar se do të kenë hapësirë të mjaftueshme për të gjithë, që të kontribuojnë në avancimin e politikave dhe programit politik të PDK-së-Dekada e Re.

PDK në Skenderaj gjatë procesit të brendshëm do të mbajë zgjedhje në të gjitha nivelet e organizimit, duke përfshirë kuvendet e nëndegëve, Kuvendin e degës dhe Kryesinë e degës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme