PDK nis të mendojë për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 17:31 | Nga

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në kuadër të aktiviteteve mobilizuese për zgjedhjet lokale më 22 tetor.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në kuadër të angazhimeve që po bëhen, degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë.

Ai ka thënë se do të fuqizohen strukturat ekzistuese me resurse dhe kuadro të reja, të cilat do ta bëjnë diferencën edhe në këtë cikël zgjedhor.

Këto takime mobilizuese dhe motivuese, sipas kryetarit Veseli, po shërbejnë edhe si një reflektim i arsyeshëm i të gjithë anëtarëve pa dallim, me qëllim të arritjes së fitoreve bindëse në shumicën e komunave e Kosovës.

Kreu i PDK-së ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që të angazhohen çdo ditë në terren me të gjithë anëtarët e strukturës, përkrahësit dhe votuesit e PDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme