PDK: Një grupim politik po keqpërdor emrin e Thaçit e Veselit për të përfituar në Drenas

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër keqpërdorimin e imazheve të ish-kryetarëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nga ana e një grupimi politik.

Përmes një reagimi, PDK tha se një grupim politik po përpiqet t’i mashtrojnë qytetarët e Drenasit në këto zgjedhje, duke keqpërdorur emrin dhe figurat e PDK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Drenasit, pa dallim, që më 14 nëntor ta ndëshkojnë me votë këtë grupim individësh që synim kryesor e kanë dëmtimin e PDK-së në bastionin e saj tradicional”, thuhet në reagimin e tyre.

“Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje në Drenas ka vetëm një adresë – numrin 177 dhe kryetarin e Komunës, z. Ramiz Lladrovci”, thuhet tutje aty.

Të ngjashme