PDK nuk e mohon pjesëmarrjen në tryezën e VV-së por thotë se nuk do diskutojë për zgjedhje të parakohshme

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 16:16 | Nga

Vetëvendosje ka thirrur për të premten tryezën e radhës me partitë politike.

Kjo ftesë e Vetëvendosjes vjen edhe pas qëndrimit të kësaj partie kundër këtyre tryezave, të cilat ky subjekt i kishte vlerësuar si të parëndësishme dhe bisedime të cilat nuk po sjellin asgjë konkrete, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media bëri të ditur se janë në procesin e dërgimit të ftesave për partitë politike dhe se shpreson se të gjithë të ftuarit të marrin pjesë në këtë tryezë.

“Është duke u dërguar ftesa, shpresoj që të gjitha ata që i kemi ftuar, të vijnë, kjo është një tryezë tjetër për arritjen e një konsensusi për zgjedhje të reja përmes së cilave synojmë edhe zgjidhjen e problemeve”, u shpreh Kurti.

E një të tillë nuk e kanë marrë ende Partia Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha për lajmi.net se ata ende nuk e kanë pranuar ftesën e Vetëvendosjes për tryezën e së premtes.

“Ne ende s’kemi pranuar ftesën zyrtare, andaj s’mund te përgjigjem me saktësi se si do të veprojmë”, tha Krasniqi për lajmi.net.

Megjithatë, Krasniqi shtoi se qëllimi i tryezave ka qenë që të arrihet konsensusi i gjerë për temat nacionale dhe jo të diskutohet për zgjedhje, të cilat siç thotë ai duhet të mbahen në afatin e rregullt ligjor.

“Ajo që mund të them tash është se qëllimi i tryezave ka qenë që të arrihet konsensus i gjerë per temat e rëndësisë nacionale dhe jo të diskutohet për zgjedhje, të cilat ne mendojmë se duhet te mbahen në afatin e rregullt ligjor”, përfundoi Krasniqi.

Ndryshe, vetë Partia Demokratike e Kosovës kishte organizuar tryezën e dytë me partitë politike pas asaj të LDK-së, organizim ky ku Vetëvendosja nuk kishte marrë pjesë/Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme