PDK nuk merr pjesë në seancën për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra në një konferencë për medie tha se rishikimi i buxhetit nuk i plotësojn nevojat e qytetarëve dhe nuk parasheh një rimëkëmbje ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Deliu-Kodra tha se me rishikim të buxhetit partia në pushtet po diskriminon komunat ne të cilat nuk qeverisë VV-ja.

“Arsyeja pse e kemi ftuar konferencën është rishikimi i buxhetit që kaloi sot partia në pushtet, ky buxhet nuk adreson shqetësimet e qytetarëve të Kosovës dhe as ato pika të partisë në pushtet dhe s’ka një plan për rimëkëmbje ekonomike. Ne edhe sot e kemi thënë se nuk kemi parë bashkëpunim të partisë në pushtet. Ne kemi parë që ka një diskriminim të komunave ku nuk qeverisë VV-ja dhe vërehet një diskrimin i veçantë dhe të destinohet për fushatën zgjedhore, dhe po rritet borxhi publik si dhe një tendencë për keqpërdorimin e parasë publike”.

“Sot qeveria ndau 50 milionë euro për zyrtarët politik të saj, dhe 73 milionë më pak për qytetarët mashtrimi nuk është ndryshe”.

“PDK si rezultat i këtyre shqetësimeve për shkak të faktit se qeveria ndan mjete për luksin e saj ne si PDK nuk do të marrim pjesë në seancën për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Deliu në emër të PDK ju ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidentin në Kroaci.

Deputeti Fadil Nura tha se do ta rishikojnë vazhdimisht buxhetin që mos të bie në duart e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen  Durmishi .

“U përkrahën shumë projekte me tendencë politike ndërsa ato që kaluan nivelin politik, ne si PDK do ta monitorojnë këtë buxhet dhe nuk do të lejojmë që të bie në duar të zëvendësministrit Durmishi”.

Të ngjashme