PDK: Partitë afër arritjes së unitetit për demarkacionin

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 23:00 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nëpërmes një deklarate, ka vlerësuar lart angazhimin e partive politike parlamentare për arritjen e konsensusit nacional për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Arritja e konsensusit, për të cilin sot kishte përpjekje, është e domosdoshme dhe duhet të ndodhë”, theksohet në deklaratën dërguar medieve, në orët e mbrëmjes.

PDK shpreh bindjen e plotë se subjektet politike janë shumë afër arritjes së unitetit ndërpartiak që Marrëveshja për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet sa më shpejt.

Kjo parti thotë se do të angazhohet edhe nesër që të arrihet ky konsensus.

PDK falënderon përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike parlamentare për dialogun konstruktiv lidhur me gjetjen e zgjidhjes për çështjen kryesore në raport me liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme