PDK përjashton tre asamblistë në Mitrovicë

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 13:11 | Nga
Dega e Partisë Demokratike e Kosovës në Mitrovicë i ka përjashtuar tre asamblistë të saj për shkak se nuk kanë qenë në vijë me qëndrimet e partisë.

“Duke u bazuar në Statutin e Partisë dhe Rregulloren e Punës së Grupit të Asamblistëve, në bazë të veprimeve të fundit të një grupi asamblistësh, saktësisht: Sami Latifi, Gani Haliti dhe Fatmir Habibaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët ditën e enjte, darë 21.12.2017, vepruan kundër qëndrimit të partisë dhe grupit të asamblistëve, i cili qëndrim konsistonte në shtyrjen e mbledhjës së jashtëzakonshme e cila ishte thirrur për zgjedhjen e kryesuesit, të cilin qëndrim edhe vet e votuan dhe miratuan një natë më parë më 20.12.2017, ora 18:00, në mbledhjen e grupit, kryetarit të degës dhe një pjesë të kryesisë me qëllim që të garantohet zgjedhja demokratike e një kryesuesi konsensual”, thuhet në deklaratën e PDK-së, dega në Mitrovicë.

Më tej në këtë deklaratë thuhet se PDK në Mitrovicë i përjashton këta tre asamblistë, duke u distancuar prej çdo veprimi të tyre.

“Grupi i lartëpërmendur prej tre anëtarëve, të cilët në mënyrë arbitrare nuk e respektuan qëndrimin e partisë, për arsye apo interesa personale nga pushteti aktual, nuk janë më pjesë e grupit të asamblistëve të PDK-së”, thuhet në pikën 1 të deklaratës.

“Ne distancohemi nga çdo veprim i çdokujt që del kundër qëndrimit të partisë dhe mbetemi të vendosur dhe unik si opozitë e fuqishme dhe konstruktive, duke mos lejuar që qyteti të qeveriset nga klanet e interesit me pazare dhe afera”, thuhet më pikën dy të po kësaj deklarate./Insajderi.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme