PDK kritikon LDK-në e VV-në për qeverisjen në Prishtinë: Çdo vit tepron mbi 20 për qind e buxhetit

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur për buxhetin e Komunës së Prishtinës i cili u miratua ditë më parë si dhe mungesën e vizionit që tradicionalisht po përcjellë çdo buxhet nga të gjitha partitë që kanë udhëhequr me kryeqytetin, raporton Ekonomia Online.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha tha që që nga shpallja e pavarësisë, por edhe më herët, kemi pasur një buxhet të Prishtinës të dizajnuar për komunën por jo për qytetarët.

“Buxheti i Prishtinës tradicionalisht nuk përmbushë nevojat e qytetarëve, të famlijeve, prindërve, fëmijëve, dhe gjyshërve tanë. Si pasojë, kemi një Prishtinë të paorganizuar dhe jo funksionale që në vend se të na lehtësoj, ajo na ka rënduar jetën e secilit prej nesh”, tha ajo.

Sipas Partisë Demokratike në Prishtinë, buxheti i komunës së Prishtinës nuk ka paraparë asnjë vijë buxhetore për përballjen me Covid-19.

“Ndërmarrësit e Prishtinës edhe njëherë do të jenë të vetëm në ballafaqim me krizën, pasiqë asnjë linjë buxhetore nuk është ndarë për ta. Përkundrazi, kemi zvogëlim të buxhetit për zhvillim ekonomik nga 500 mijë në 100 mijë euro”, tha Eliza Hoxha.

Sa i përket realizimit të buxhetit ndër vite, Leutrim Retkoceri, asambleist i PDK në Prishtinë tha që Prishtina që nga paslufta është kampione e tepricave buxhetore apo suficititi.

Sipas kësaj partie, për shkak të planifikimeve të, sic kanë thënë dobëta nga të gjitha qeveritë e deritanishme në Prishtinë, si nga LDK e po ashtu nga Vetëvendosje, mesatarisht 20 për qind e buxhetit apo rreth 17 milionë Euro i humbin Prishtinës në suficit çdo vit.

Të ngjashme