PDK procedon në Kuvend projektligjin për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve të Policisë dhe IPK-së

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 09:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar për në Kuvend projektligjin për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur në konferencën që mbajtën deputetët e kësaj partie, me ç’rast thanë se mosha mesatare e Policisë së Kosovës kalon moshën rreth 47 vjeç.

Kjo nismë për hartimin e këtij projektligji, nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, është bazuar nenin 79 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 5 pika 1 (1.2), nenit 8 të Ligjit Nr. 04/-l-025 për Nisma Legjislative dhe të nenit 53 të Rregullores së Kuvendit.

“Duke e ditur se Policia e Kosovës edhe pse  është policia më re e themeluar në Evropë, ajo fatkeqësisht  nuk është e  re edhe me moshën e zyrtarëve të saj. Mosha mesatare e Policisë së Kosovës kalon moshën rreth 47 vjet andaj është e domosdoshme të bëhet shqyrtimit i këtij projektligji në afatin sa më të shkurtër kohor, në mënyrë që edhe të veprohet sa me shpejt që është e mundur nga Kuvendi, duke e marrë parasysh pikërisht shqetësimet që adresohen përmes projektligjit.”, ka thënë deputetja Ganimete Musliu.

Më tej, ajo ka shtuar se krahas draftit të projektligjit të cekur më sipër, Grupi Parlamentar i PDK-së ka përgatitur edhe Memorandumin Shpjegues të tij, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe sot do ta procedojnë në Kuvend atë.

“Ky ligj përcakton njohjen e së drejtës në pension për zyrtarët policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, familjarët e tyre, si dhe kriteret dhe të drejtën për pensionim. Ky ligj rregullon dhe përcakton kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pension për zyrtarët policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre.”, ka përfunduar Musliu.

Ndërkaq, deputeti Rashit Qalaj ka treguar disa prej arsyeve pse ky projektligj duhet të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Është shumë e nevojshme që sa më parë që është e mundur ky ligj të vij në Kuvend,. Por, arsyeja kryesore është që Policia e Kosovës të investoj në gjeneratat e reja. Mosha mesatare prej 47 vjetëve tregon se policia është e vjetër dhe ka nevojë të rinohet. Ka shumë policë të vjetër me sëmundje të rënda, të cilat ua pamundësojnë që të kryejnë detyrat ashtu siç kërkohet. Po ashtu, Policia e Kosovës ka njësi të shumta ku shërbejnë mosha të ndryshme. Edhe ata ato kanë nevojë të përtrihen. Ne kërkojmë mbështetjen për këtë projektligj edhe nga Grupet tjera parlamentare dhe si tillë duhet të votohet nga të gjitha partitë politike.”, ka thënë deputeti Qalaj.

Të ngjashme