Partia Demokratike e Kosovës, dënon ashpër përpjekjen e Qeverisë në largim për të cenuar rendin demokratik e kushtetues nëpërmjet vendimeve të saja. Vendimi i sapo marrë nga Qeveria në largim e Kosovës, është një akt i paligjshëm sepse shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Liria e lëvizjes dhe liritë tjera që preken nga masat e fundit të marra prej Qeverisë, janë të shenjta e të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njerëzve që ka miratuar Kosova.
Neni 56 i Kushtetutës së Kosovës për Të Drejtat dhe Liritë Themelore e shpreh qartë e pa ekuivok, “se shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme”.
Pra, qartazi kjo qeveri ka tejkaluar kompetencat e saja, përderisa ende nuk është aprovuar në Kuvendin e Kosovës shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur tashmë se Qeveria e Kosovës është treguar e vonuar, e mangët dhe neglizhente për sa i përket masave të marra për t’u përballur me pandeminë dhe ka propozuar shpalljen e Gjendjes së jashtëzakonshme, si hapin e duhur për t’u përballur siç duhet me kërcënimin e pandemisë. Por, kurrsesi nuk do të lejojë që kryeministri në largim, Kurti, të shfrytëzojë situatën për të shkelur shtetin e së drejtës, për ti dhënë vetes kompetenca që nuk i takojnë duke shkelur Kushtetutën.
Prandaj i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërheqë këtë vendim anti-kushtetues dhe të mbështesë vendosjen sa më shpejt të Gjendjes së Jashtëzakonshme që do të mundësojë që masat anti-pandemi të ndërmerren në mënyrën ligjore.
“Neni 56 Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme: