PDK reagon ndaj rikthimit të komisionerit të arrestuar

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 16:48 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi për media shpreh shqetësimin për vendimin e fundit për rikthimin në proces zgjedhor të kryesuesit të vendvotimit në Abri, Fadil Xhemajlit nga Nisma.

“Ky kryesues i vendvotimit u arrestua gjatë ditës nga Policia pasi ka tentuar ta prishë procesin zgjedhor, ndërsa pas presioneve mbi KQZ-në dhe Policinë, mësohet se ai është rikthyer në vendvotim. Duke shprehur pakënaqësinë për kthimin e personit të dyshuar dhe arrestuar, PDK apelon që të kihet kujdes pasi i njëjti mund të synojë sërish të prishë procesin demokratik zgjedhor në fshatin Abri”, thuhet në reagimin e PDK-së.

“PDK shpreh shqetësim se partitë politike në Drenas po i bëjnë presion Komisionit të Zgjedhjeve dhe Policisë për lirimin dhe kthimin në proces zgjedhor edhe të personave tjerë të këtyre subjekteve të cilët gjatë ditës janë parë dhe kanë tentuar të prishin procesin zgjedhor. Edhe rasti i mëhershëm i denoncimit nga ana e PDK-së ndaj Blerim Sinanit gjatë pasdites u konfirmua dhe Policia ka bërë arrestimin e tij për prishje të procesit zgjedhor”, thuhet në reagim.

Xhemajlaj është marrë në pyetje sot nga Policia e Kosovës rreth orës 13:00. Votimi në qendrën e votimit 0307e, kishte vazhduar pa prezencën e kryesuesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme