PDK: Rezultatet e zgjedhjeve janë pasqyrë e nivelit të lartë të demokracisë

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës (PDK_ ka falënderuar anëtarët, simpatizantët e përkrahësit, ndërsa ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend.

PDK-ja ka dal e dyta në zgjedhjet e 14 shkurtit duke marrë 16.9 për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje ka triumfuar bindshëm me 49.95 për qind të votave.

“Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të PDK-së. Faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Faleminderit mijëra herë për secilën votë tuajën, për besimin e dhënë. Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend. Votën tuaj, PDK-ja do ta arsyetojë me punë dhe angazhim në të mirën e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në postimin në faqen e PDK-së në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme