PDK: Rivalët politikë të mos merren me spekulime

Drenas | 04 Dhj 2016 | 16:50 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Drenas ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura deri në mbyllje të vendvotimeve dhe të dalin të votojnë, sepse kjo është në interesin e tyre.

Përfaqësuesi i PDK-së, Betim Berisha, në një intervistë para kamerës së Ekonomia Online iu është përgjigjur disa akuzave që kanë ardhur nga partitë rivale, përfshirë atë se PDK-ja ka më shumë vëzhgues sesa që u takon.

Ai ka thënë se partitë politike nuk duhet të spekulojnë. “Është në interes të gjithë qytetarëve që të ketë votues më shumë dhe se procesi të shkojë sa më mirë”, theksoi Berisha.

Sipas tij,”Drenasi gjithmonë ka ditur se si të votojë në mënyrë demokratike”.

Ai u shpreh i bindur se PDK-ja, e cila nga paslufta ka fituar në Drenas, do të fitojë sërish. “PDK nuk ka ndonjë shqetësim. Shqetësimi i vetëm për PDK-në është që mos të krijohen panik nga partitë tjera të cilat janë proces zgjedhor”.

“Zgjedhjet e fundit në Drenas kanë qenë më demokratike në Kosovë. Ne si parti kemi dalë fitues me 64 për qind të votave dhe se unë nuk e di se si mund t’i fitojnë ata zgjedhjet, kur në zgjedhjet e fundit i kanë pasur 2 mijë vota”, u shpreh Berisha.

Përfaqësuesi i PDK-së ka folur dhe rreth dy incidenteve të raportuara, njëri në fshatin Abri, ku është arrestuar kryesuesi i vendvotimit nga radhët e Nismës për Kosovën, Fadil Xhemajlaj. Sipas tij, kryesuesi ka kërkuar nga votuesit të fotografojnë fletëvotimin dhe t’ia paraqesin.

Berisha u ka bërë thirrje Policisë, Prokurorisë që të merren me të gjitha parregullsitë, të cilat paraqiten.

Të ngjashme