PDK: S’do të këtë normalitet në Kuvend pa themelimin e komisionit hetimor

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar PDK, Abelard Tahiri, ka thënë se s’do të këtë normalitet në Kuvend, pa themelimin e komisionit hetimor lidhur me menaxhimin e krizës për energji elektrike.

Ai thotë se duhet jepet llogari për 125 milionë eurot. “A nuk është normale që të kërkohet një hetim parlamentar për janar, shkurt, mars, prill këta muaj që në emër të krizës janë shpenzuar qindra miliona euro dhe importi ka qenë në masë tepër të vogël. Në muajin mars kemi importuar vetëm 0,56%, dhe në prill deri më datën 24, 0.86%”. Importi s’ka ndodh, gjithë konsumin e kemi mbulu me prodhimin tonë vendor në masë të madhe nga temrocentrali i KEK-ut. Prandaj, si PDK si iniciues të themelit të këtij komisioni në asnjë rrethanë nuk do të bijime pre e atij provokimi”.

“Ne kërkojmë hetim parlamentar dhe ka me qenë i pashmangshëm, nuk ka me pas normalitet parlamentar pa u themelu komisioni parlamentar. Ne emër të importit që s’ka ndodh është dyfishuar çmimi i energjisë elektrike, këto duhet të kthehen tashmë edhe nga ky refuzim i VV-së dhe Kurtit për mos me leju të formohet ky komision duket qartë që ka diçka. Ka njerëz që ka bë vepër penale që duhet të ballafaqohet me prokurorët e shtetit, e shihni instrumentin e Albin Kurtit, ZRrE me çfarë ngulmi insiston që të mos respektohet vendimi i gjykatës. Për 12 vite asnjëherë VV-ja nuk ka kërkuar komision hetimor parlamentar për ato keqpërdorime që pretendon që janë bë”, tha Tahiri.

Të ngjashme