PDK-së në Prishtinë i bashkohen 100 të rinj

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 20:13 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se, gjatë ditës së sotme, i janë bashkuar mbi 100 anëtarë të rinj nga Prishtina. Të rinjve, librezat ua dha kryetari i PDK-së Dega në Prishtinë, Lirak Çelaj, në selinë e Degës, në Prishtinë.

Kryetari i Degës, Lirak Çelaj, i falenderoi të rinjtë që kanë zgjedhur t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës.

Çelaj tha se gjeneratat e reja të kryeqytetit meritojnë të kenë trajtim më të mirë nga ana e qeverisjes lokale dhe ky anëtarësim i tyre flet më së miri se PDK është adresa e duhur, ku ata mund të zhvillojnë aktivitet politik për vendin dhe gjeneratën e tyre. Ai theksoi se PDK do të krijojë hapësirë më të madhe për të rinjtë e kryeqytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme