PDK të dielën nominon Kadri Veselin për Kryeministër

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, pritet që të dielen ta nominojë zyrtarisht për Kryeministër të Kosovës, kreun e këtij subjekti Kadri Veselin.

Kështu kanë bërë të ditur nga Partia Demokratike, ndërsa ky nominim është paraparë të bëhet me një konventë, ceremoni e organizuar në sallën ”1 Tetori” në Prishtinë.

”Ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”, është mesazhi i PDK-së që vazhdimisht shfaq në këtë fushatë në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në këtë konventë pritet që të prezantohen edhe kandidatët për deputetë nga radhët e këtij subjekti që në platformë ka luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme