PDK themelon edhe një nëndegë në Graboc të Pejës (Foto)

Prishtinë | 12 Mar 2017 | 09:46 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Pejë ka themeluar një nëndegë në fshatin Graboc.

Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Durim Kelmendi, i biri i ish të burgosurit politik dhe ish-pjesëtar i UÇK-së.

Kryetari i degës së PDK-së në Pejë Xhavit Haliti përmes një postimi në Faceook ka treguar se themelimi i kësaj dege do të rrit përkushtimin e kësaj partie për interesat e qytetarëve.

“Në vazhdën e rritjes me anëtarësi të re dhe shtrirjes organizative, sot themeluam Nëndegën e PDK-së në Graboc, kryetar i së cilës u zgjodh Durim Kelmendi, i biri i ish të burgosurit politik dhe njëri nga pjesëtarët e parë të UÇK-së, Rexhep Kelmendi. Me punën dhe përkushtimin e anëtarëve të të gjitha strukturave dhe simpatizantëve, Dega e PDK-së në Pejë po bëhet gjithnjë më masive, do të bëhet edhe më e fuqishme, më konkurruese me subjektet tjera dhe më zëdhënëse dhe zëmbrojtëse e interesave të qytetarëve të Pejës pa dallim përkatësie politike”, ka shkruar Haliti në Facebook.

17203108_1451595634902145_5131868726100946257_n

17238770_10154387533708730_1648035872_n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme