PDK thotë se Prizreni çdo herë përcakton fituesin e zgjedhjeve

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Prizreni është qyteti që çdo herë përcakton fituesin e zgjedhjeve në Kosovës.

Hoxhaj këtë koment e dha përmes facebook, ndërsa bëri të ditur se gjatë ditës kishte vizituar strukturat e PDK-së në Prizren, duke shtuar se qytetarët e këtij vendi e kanë përcaktuar kryeministër të ardhshëm Kadri Veselin.

”Atmosferë e mrekullueshme në Prizren në mesin e strukturave të PDK-së. Po shohim çdo ditë angazhim dhe rritje të përkrahjes në njërën prej bastioneve të partisë. Së bashku me Kujtim Gashin, Bajrush Xhemajlin dhe Betim Gjoshin u nderuam nga mikëpritja e tyre. Prizreni çdoherë përcakton fituesin e zgjedhjeve dhe kryeministrin e ardhshëm, dhe ai do të jetë Kadri Veseli”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme