PDK zgjedh strukturat drejtuese të rinisë edhe në Kaçanik e Viti

Kaçanik/ Viti | 03 Qer 2018 | 17:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar edhe nga zyrtarë të lartë partiakë, ka ndjekur nga afër kuvendet zgjedhore të Rinisë Demokratike në Kaçanik e Viti, ku qindra të rinj nga këto komuna janë bërë pjesë e platformës së re të PDK-së për Dekadën e Re.

“Nuk ka parti politike shqiptare që u jep më shumë hapësirë të rinjve. Shumica e ministrave të PDK-së janë të rinj dhe po bëjnë punë të shkëlqyer. Po ashtu, kemi shefin e Grupit Parlamentar që ka qenë kryetar i Rinisë Demokratike. PDK është e rinisë dhe çdoherë do t’u japë hapësirën maksimale sepse çdoherë kur angazhohet dhe bashkohet rinia e Kosovës, ka vetëm suksese”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se rinia është promotore e zhvillimeve pozitive dhe siç tha ai, angazhimi i mbi 20 mijë të rinjve në procesin e deritashëm zgjedhor të PDK-së, është mesazh i qartë i reformave të mëdha në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili rrugëtimin politik në PDK e ka filluar si anëtar i Rinisë Demokratike, foli para të rinjve vitias për hapësirën që lidershipi i PDK-së u krijon të rinjve.

“Nuk mund të imagjinohet asnjë zhvillim e fitore pa angazhimin e rinisë. Para 16 viteve kam filluar angazhimin tim politik si pjesë e Rinisë Demokratike dhe jam pjekur politikisht në PDK, ndërsa në këtë mandat lidershipi ma ka besuar udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë. Edhe ju të rinj që tani po filloni angazhimin politik, do të keni hapësirën e garantuar të veprimit në PDK. Vetëm punoni shumë dhe mos u dorëzoni asnjëherë në sfidat që do t’i keni përpara”, tha Tahiri.

Të ngjashme