PE-ja miraton raportin e Lunaçekut për Kosovën, kërkohet ratifikimi i Demarkacionit

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 14:30 | Nga

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi sot raportin e nënkryetares së PE-së, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek për progresin e Kosovës drejt BE-së.

Kjo rezolutë u miratua me 40 vota për, 12 kundër dhe 5 abstenime.

Duke komentuar votimin e sotëm, Lunaçek tha se “ky votim dërgon një sinjal të fortë se e ardhmja e Kosovës së pavarur është në Bashkimin Evropian. Vetëm disa hapa kanë mbetur në rrugën për liberalizimin e vizave, raporti inkurajon të gjitha partitë politike në Kosovë për të vazhduar punën e tyre për Kosovën në mënyrë konstruktive dhe frymën evropiane”.

“Dy kërkesat e mbetura mund dhe duhet të përmbushen nga Kosova së shpejti: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në Kuvend është një domosdoshmëri. Dhe sigurisht qeveria e Kosovës duhet të ofrojë mbi dy pika referimi – historinë e bindjeve në nivel të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar – e cila ka pasur progres të mirë, mirëpo ende duhet punuar për të siguruar përparim të mëtejmë”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme