Peci: Bisedimet Kosovë-Serbi në kohën e Coronavirusit nëse mbahen, do të mund të mbahen vetëm online

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori dhe njohësi i çështjeve politike, Lulzim Peci ka bërë një analizë të ngjarjeve politike, ku ka shkruar në Facebook se ka pasur biseda për këmbin të territorëve në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Por që sipas tij nuk duhet nënvlerësuar roli i ShBA-ve dhe ambasadorit Grenell dhe deklaratave se nuk ka parë plan për ndarjen e Kosovës.

Kurse për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi Peci është shprehur se ato do të mund të mbahen vetëm onlinë në kohën e Coronavirusit.

“Kush thote se nuk eshte eshte biseduar per ndarje/kembim te territoreve ne mes Hashim Thacit dhe Aleksander Vucicit mendoj se ka probleme te thella me amnezi. Per me teper kush pretendon te neglizhoj kete fakt, nuk i bene asnje sherbim vendit, perkundrazi perhape pasiguri dhe krijon terren per sjellje te papergjegjshme politike.

Ne anen tjeter, kush e injoron deklarimin e Ambasadorit Grenel se nuk ka pare plan per ndarje, dhe se ai personalisht nuk e preferon kete zgjidhje, bene gabim, dhe ate te madh, pasi me kete e bjen ne pikepyetje kredibilitetin e Shtepise se Bardhe, dhe kjo nuk kalon pa pasoja.

Cdo njeri i lexuar ne ceshtjet e marredhenieve nderkombetare e di qe Presidenca e Trumpit eshte jo-konvencionale, por kjo nuk bene te interpretohet se ne kemi luksin t’i vejme ne pyetje marredheniet tona me SHBA-te, dhe ate jo vetem per shkak te mospajtimeve, por per vuarje ne pikepyetje edhe te kredibilitetit te saj. Kush nuk i ka te qarta kompetencat kushtetuese te Presidentit te SHBA-ve ne politiken e jashtme, le te lexon Kushtetuten e saj. Perrallat se kush e cfare eshte Amerika jane dokrra per injorantet.

Ujkun ne shtepi (ndarjen) na e pruri Hashim Thaci, por duke u munduar ta largojme ukjun, nuk bene ta djegim shtepine.

Per kete duhet lidership, qe do te thote bashkepunim dhe perballje me problemet, e jo taktizime per politika ditore dhe efekte afatshkurta elektorale. Ketu, duhet te kemi parasysh se edhe zgjedhjet ne Serbi do te shtyhen per nje afat te pacaktuar per shkak te Corona Virusit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme