Peci: Lista Vjosa dhe Vetëvendosje do ta bëjnë dallimin me brezin e vjetër politik

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Vetëvendosje dhe Lista e Vjosa Osmanit sot kanë vazhduar takimet me qytetarë në qytetin e Mitrovicës.

Kandidati për deputetë nga lista e Vetëvendosjes, Faton Peci ka thënë se Lista Vjosa dhe Vetëvendosje sot në Mitrovicë e nisën guximshëm.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani është bërë ndër referenacat e qytetit të Mitrovicës si personifikim i guximit, konsistencës dhe shpresës për ndryshim.

“Ne, bashkë më 109 kandidatë të tjerë do të sfidohemi për ta bërë dallimin me brezin e vjetër politik. Do të guxojmë që shtetin tonë të dashur ta kthejmë mbarë, ta bëjmë të dinjitetshëm, jo vend transit, por stacion për rininë tonë!”, ka shkruar Peci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme