Peci: Mungesa e konsensusit politik, dobësi më e madhe se mungesa e ushtrisë

Prishtinë | 29 Jan 2017 | 09:51 | Nga

Lulzim Peci thotë të ketë shumë gjasa që Serbia ka planifikim ushtarak për situata të paparashikuara kundër Kosovës. Dhe e ka kualifikuar si handikap të madh faktin që Kosova ka vetëm një përvojë të limituar në luftën guerile, por jo edhe përvojë në konfliktet konvencionale apo hibride me përgjegjësi shtetërore.

Por, ia ka përmendur shtetit një avantazh – përvojën e bisedimeve me Serbinë. Dhe, ka rikujtuar se, nga pushtimi klasik, ka fituar pavarësinë e saj si rezultat i konsensusit të brendshëm politik dhe partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare.

Rrjedhimisht, thotë se mësimi kyç që duhet ta nxjerrë Kosova, si vend i vogël dhe me resurse shumë të limituara, është se mungesa e konsensusit të brendshëm politik në raport me çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë, mund të jetë dobësi më e madhe se sa mungesa e forcave të mirëfillta të armatosura.

Peci i ka shprehur këto pikëpamje në një intervistë, dhënë “Kohës Ditore”, përkitazi me klimën e re të krijuar së fundmi në rajon, e veçmas në raportet Kosovë – Serbi. Ai ka qenë zyrtari i parë ndërlidhës i Kosovës në Serbi dhe para këtij funksioni për katër vjet ishte ambasador në Stokholm. Aktualisht është drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, mision i të cilit institut është konsolidimi i demokracisë dhe i vlerave demokratike në Kosovë dhe në rajon.

Në këtë intervistë, Peci ka argumentuar se si balancimi i fortë ushtarak i Prishtinës ndaj Beogradit, nuk është mundësi racionale, por ka treguar se çfarë ushtrie duhet ndërtuar shteti, në mënyrë që t’ia vështirësonte Serbisë tej mase pushtimin e pjesës më të madhe të vendit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme