Peci pret në takim ambasadorin austriak Christoph Weidinger

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në një takim Ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger, me të cilin biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete që do të mundësonin avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ministri Peci me këtë rast i shprehi Ambasadorit Weidinger vullnetin e tij të plotë për forcimin e urave të bashkëpunimit mes dy vendeve, në mënyrë që vendi ynë të ndjek shembullin e Austrisë në zhvillim dhe ngritjen e kapaciteteve si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe të pylltarisë.

Austria përmes Agjencisë për Zhvillim i kontribuon sektorit të bujqësisë përmes ekspertizës në hartimin e politikave dhe asistencës direkte në teren me qëllim të zhvillimit të bujqësisë organike dhe ngritjes së kapaciteteve të fermerëve e fermerëve në zonat rurale.

Të ngjashme