PEK: Rezultati i koalicioneve të mëdha, qesharak

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 11:08 | Nga

Partia Ekologjike e Kosovës vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve të njëmbëdhjetë qershorit, qartazi treguan se qytetari ka filluar të vetëdijesohet në aspektin politik.

Ky subjekt politik e ka quajtur qesharak rezultatin e koalicioneve të mëdha.

“rezultatet e zgjedhjeve të njëmbëdhjetë qershorit, qartazi treguan se qytetari ka filluar të vetëdijesohet në aspektin politik, se qytetari ka filluar ta vlerësojë fushatën e drejtë dhe të sinqertë të përfaqësuesve të partive politike, se qytetarëve nuk mund t’i shiten premtimet e kota, se qytetari kërkon zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kërkon ulje të papunësisë, zgjidhjen e çështjeve sociale, kërkon çrrënjosje të korrupsionit dhe krimit të organizuar, kërkon shëndetësi të mirëfilltë dhe ruajtje të mjedisit dhe ekologjisë në vend, të cilat premtime, asnjë qeveri e gjertanishme, nuk ka arrit ti plotësojë”, thuhet në komunikatën.

“Me vite flitet për reforma zgjedhore të cilat gjithmonë kanë mbetur vetëm në letër dhe premtime të kota edhe pse këto reforma ishin të domosdoshme. Të sigurojnë kushte normale që në zgjedhje të kenë një ambient më të volitshëm, të reflektonte një besim më të madhe te qytetari për integritetin e zgjedhjeve dhe respektimin e rezultateve”.

“Përqindja e daljes në zgjedhje është tejet qesharake, por më qesharake del përqindja e rezultateve të koalicioneve të mëdha, qoftë njëra apo tjetra. Kështu del kur zgjedhjet mbahen pa arsye dhe për inate të njërit apo subjektit tjetër politik. Andaj, keni kujdes për të ardhmen se kjo shuplakë mund të përsëritet edhe në raste të tjera”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme