PEK-u i Milaim Zekës bëhet bashkë me Republikanët e Kosovës, synojnë Kuvendin

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 11:44 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Republikanët e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për të garuar bashkë në zgjedhjet e 6 tetorit., raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka, tha se vendosen të hyjnë së bashku me Republikanët, për arsye se ndajnë shumë të përbashkëta, ndërsa tha se me partitë tjera nuk shohin ndonjë bashkëpunim të mirëfilltë.

“Sot kemi kënaqësinë që të lidhim një marrëveshje që të hyjmë në një listë të përbashkët me Republikanët. Partitë tjera për PEK, e them me përgjegjësi te madhe se nuk kanë qenë të denja për ne që të hyjmë në koalicion me ta. Ne e kemi ndarë të mirën dhe të keqën në Kosovë si muri kinez”, ka thënë Zeka.

Zeka ka treguar për herë të parë se nga erdhi idea për themelimin e partisë së tij.

“Isha i ftuar në një ndejë në Gjakovë dhe aty më dhanë fjalën mua dhe me pritën ngrohtë. Pas takimit në një ndejë mu drejtuan disa nga aty me pyetën pse nuk po bëj partinë time. Dhe aty e kam marrë vendimin që ta quajmë Parti Euroatlantike e Kosovës”, ka thënë Zeka.

Kryetari i Partisë Republikane, Faton Kurti, ka treguar arsyen se përse është bashkuar me Partinë Euroatlantike të Kosovës.

“Ne u bashkuam sepse Kosova ka nevojë për një alternative reale dhe këto nuk mund t’i sjellin këto partitë që janë në skenë politike. Kështu që ne jemi bashkuar, vazhdojmë së bashku dhe me plot kuptimin e fjalës ne jemi partia konservatore republikane. Ne për zemër e kemi eliminimin e korrupsionit”, ka thënë Kurti.

Të dy krerët e partive thanë se qëllimi i tyre është krijimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik.

Të ngjashme