PEK-u me 45 kandidatë për deputetë, i pari Milaim Zeka me aktakuzë

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 23:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Euroatlantike e Kosovës ka dorëzuar listën e saj me kandidatë për deputetë.

Kësaj liste i prinë kryetari i partisë Milaim Zeka, ndërkaq përbën edhe 45 kandidatë për deputetë.

“Këtë moment kemi dorëzu dokumentacionin për zgjedhjet për parlament në listë kemi 45 deputetë janë të niveleve të ndryshme të përgatitjeve profesionale”, tha Hysen Gecaj, sekretar organizativ i kësaj partie.

I pyetur nëse do t’i përmbahen praktikave të partive tjera për të mos pasur persona me aktakuza në listë, Gecaj tha se zyrtarisht ata nuk kanë ndonjë person me aktakuzë në listë.

“Listës i prinë Milaim Zeka. Zyrtarisht persona me aktakuza nuk kemi, ne jemi parti që jemi të respektohet ligji nëse ka diçka të merremi me këtë atëherë do merremi patjetër”.

Prokuroria Themelore e Prishtinës para pak ditësh konfirmuan ngritjen e aktakuzës ndaj Milaim Zekës dhe Shkumbin Demalisë për veprën penale të kanosjes ndaj dy prokurorëve Elez Blakaj dhe Afrim Shefkiu.

Të ngjashme