Për çfarë iu “ankuan” Kurti e Bislimi kryeparlamentarit Konjufca

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Kjo seancë e parë e Kuvendit të Kosovës ka filluar me debate parlamentare, për të vazhduar me pas me pyetjet e deputetëve.

Por gjatë zhvillimit të kësaj seance pati edhe disa diskutime në mes qeveritarëve.

Ishin pikërisht kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe zv/kryeministri, Besnik Bislimi, të cilët janë parë duke debatuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në një video të publikuar në media vërehet një diskutim në mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit Konjufca.

Po ashtu gjatë këtij diskutimi të përfshirë ishin edhe Bislimi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, por të cilët më pas qëndruan më të heshtur.

Të ngjashme