Për dallim nga Thaçi e Rama, Haradinaj nuk e ka vëlla Erdoganin

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 19:20 | Nga

Në emisionin Info Magazina të Klan Kosovës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur edhe për grusht-shtetin e dështuar të së premtes në Turqi, i cili tha se Kosova e konsideron Turqinë alet dhe ka interes për bashkëpunim me këtë vend.

“Ne jemi të interesuar me e mbajt këtë bashkëpunim me Turqin”.

“Ne është mirë me u marrë me telashe tona, nuk kemi nevojë me dhanë mendime për atje”.

“E konsiderojmë aleat në planin global”.

Ndërsa i pyetur nëse e quan vëlla, Erdoganin, Haradinaj tha jo.

“Jo nuk e kam vëlla. Unë jam shqiptar, mund ta kem mik dhe partner por vëlla jo”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme