Për dy muaj qeveria përmbush 50% të planit legjislativ

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Qeveria ka planifikuar të miratoj 129 projektligje prej qershorit kur ka marr mandatin deri në dhjetor të vitit 2020. Prej tyre, 22 projektligje janë planifikuar që të miratohen në Qeveri gjatë periudhës dy mujore (5 qershor – 5 gusht 2020).

Nga vlerësimi i vendimeve të Qeverisë nga Demokracia plus, gjatë periudhës së cekur më lartë, 11 projektligje gjithsej janë miratuar në Qeveri. Nga këto 11 projektligje, një ka qenë Projektligj për buxhet, pesë të tjera kanë qenë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, një Projekt Kod Civil dhe katër projektligje të fushave tjera.

Nëse marrim numrin e projektligjeve të planifikuara (22 gjithsej) për këtë periudhë, dhe krahasojmë me numrin e projektligjeve të miratuara në të njëjtën periudhë (11 gjithsej), del që Qeveria për dy muaj ka përmbushur 50% të planit legjislativ deri tani.

Figura 1: Numri i projektligjeve të planifikuara dhe të miratuara për miratim në Qeveri (5 qershor – 5 gusht 2020)

Në anën tjetër, Qeveria ka dhënë opinione edhe për katër nisma legjislative të Kuvendit të Kosovës. Nismat legjislative janë paraqitur në tabelën në vazhdim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme