Për heqjen e vizave shpresat te Gjermania, ndryshimet politike mund ta pengojnë procesin

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 08:01 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe pse u tha se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim siç rekomandoi edhe Komisioni Evropian një gjë e tillë tash e dy vjet nuk po ndodhë.

Në Kosovë ka qëndrime të ndryshme për sa i përket këtij procesi por që shumica pajtohen se vendi ka përmbushur kushtet për lëvizje të lirë të qytetarëve për në zonën Schengen.

Kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës Time Kadriaj në një prononcim për Ekonomia Online, po e sheh si pozitive kryesimin e institucioneve të unionit nga ana e Gjermanisë.

 Ajo shpreson që ky proces të përmbyllet sa e ka kryesimin ky vend mik i Kosovës.

“Ne duke konsideruar që e kemi vend mik Gjermaninë unë besoj që secili prej nesh e ka mirëprit kryesimin që do të ndodhë nga Gjermania dhe e kemi shpresë që gjatë kësaj periudhe të kryesimit të Gjermanisë, do të ndodhë një proces i rëndësishëm siç është liberalizimi i vizave jo që do na dhurojë as Gjermania e as BE-ja, mirëpo Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe në bazë të atyre kritereve ne veç është dashtë me pas liberalizim të vizave”.

Kadriaj më tutje është shprehur se në bazë të statistikave numri i azilkërkuesve kosovarë ka rënë dhe kjo është një tregues se qytetarët nuk i prishin matematikat e BE-së.

“Në disa statistika që i kemi nxjerrë del se numri i azilkërkuesve të Kosovës ka ra dukshëm prej viti në vit dhe Kosova nuk është aq e madhe që mundet me i prish ato matematikat e BE-së, dhe unë mendoj që në momentin që është përcaktuar që janë plotësuar kushtet nuk duhet të shikohen këto gjëra”.

“Komisioni Evropian ka dhënë komente pozitive për liberalizim të vizave është votuar në Parlamentin Evropian dhe tash mbetet veç e veç të gjitha vendet anëtare të BE-së të lejojnë liberalizimin e vizave”.

Kadrijaj më tutje thotë se është padrejtësi e Evropës ndaj Kosovës që ende nuk është përmbyllur ky proces me gjithë rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian.

“Shpresojë të ndodhë kjo sepse është një padrejtësi që po i bëhet Kosovës. Kosova është shteti më pro evropian dhe amerikan dhe ta izolosh një popull që është popull Evropian është padrejtësi dhe Evropa duhet me e eliminuar këtë padrejtësi, dhe nëse kërkojnë që të bëhet integrimi i Ballkanit Perëndimor atëherë duhet njëtrajtshëm të trajtohen të gjithë dhe integrimi të bëhet i barabartë”.

Anëtarja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë Fitore Pacolli nga Vetëvendosje, thotë se me ardhjen në pushtet të partive që edhe më parë kanë qeverisur e të cilat njihen si të korruptuara ky proces do të shtyhet ende.

Sipas saj, kjo do të ndikojë te shtetet që ende kanë dilema për të mos dhënë dritën e gjelbër për lëvizje të lirë qytetarëve të  Kosovës.

“Tani duhet të shohim se çfarë qëndrime do të mbanë Gjermania dhe cila do të jetë puna e Gjermanisë sa i përket bashkëpunimit me shtetet të cilat kanë dyshime rreth liberalizimit të vizave për Kosovën. Problemi qëndron këtu se ne bëmë ndryshime pozitive me 6 tetor kishim një Qeveri e cila filloi krimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“…kishim një Qeveri e cila filloi reforma të thella në sistemin e drejtësisë mirëpo ajo çfarë ndodhi dhe rrëzimi i qeverisë sjelli prapë një grup të njerëzve që kanë qenë në udhëheqje të Kosovës për 20 vjet të cilët kanë reputacion të personave të cilët janë të korruptuar dhe kjo i dobëson shanset tona për liberalizim të vizave”.

Ajo mu tutje ka thënë se ndonëse shtetet vendosin veç e veç, me ndërrim të qeverisjes në Kosovë kjo ka dërguar sinjal negativ.

“Ndonëse shtetet marrin vendime veç e veç ne i dimë cilat janë qëndrimet e shteteve deri më tani dhe ndryshimet politike që kanë ndodh në Kosovë nuk kanë dërguar sinjal pozitiv se mund të ketë liberalizim të vizave”.

Pacolli thotë se Kosova duhet të koncentrohet te shtetet që ende kanë hezitim, raporton EO.

“Ne nuk mund të themi që shtetet individuale pengojnë, ne duhet të koncentrohemi në atë se çfarë bëjmë ne si shtet që di bindim këto shtete”.

“Unë mendoj që Kosova po i bënë vetes padrejtësinë më të madhe duke ja rrëzuar Qeverinë më të mirë që ka pas ndonjëherë dhe duke ia ndalë reformat në gjysmë, ne duhet të vazhdojmë më tutje të bëjmë reforma të thella me këta njerëz që janë në Qeveri nuk ka ecjet tutje”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme