Për Kosovën, vetëm formulimi i përgjithshëm i “rrugës evropiane”

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 07:43 | Nga

Në versionin e fundit të tekstit të Strategjisë që do të miratohet nga Kolegji i Komisionerëve data e mundshme e anëtarësimit deri në vitin 2025 do të përmendet vetëm për Malin e Zi dhe Serbinë.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pa përmendur afate kohore, do të thuhet se Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandimin për nisjen e negociatave, shkruan sot Koha Ditore.

Për Bosnjë-Hercegovinën do të përmendet mundësia e statusit të kandidatit.

Por për Kosovën nuk do të përmenden hapa formalë në zgjerim, për shkak të rrethanave të njohura të mosnjohjes nga pesë shtetet e BE-së, por vetëm “rast për progres në zbatimin e MSA-së” dhe “avancim në rrugën evropiane kur të mundësojnë rrethanat objektive”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme