Për BE-në, “Trepça” është çështje me rëndësi për Kosovën

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 08:44 | Nga

Sikur edhe për shumë gjëra tjera Bashkimi Evropian nuk ka qëndrim të qartë as rreth “Trepçës” dhe konfliktit të ri verbal në relacionin Prishtinë-Beograd, shkruan sot Koha ditore.

“Lehtësuesi” i atij që quhet “proces i normalizimit të raporteve” vetëm është shprehur se “është në dijeni” për votimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për “Trepçën” dhe se po ashtu “është në dijeni” edhe për qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, lidhur me këtë.

Por, në vazhdim të prononcimit të BE-së qëndron një fjali, e cila, sipas diplomatëve evropianë, pak a shumë lë përshtypjen se qëndrimi i Brukselit është më i afërt me atë të Prishtinës sesa të Beogradit, dhe se “Trepça” konsiderohet si çështje e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme