Për qytetarët e mundimshme të votojnë për herë të tretë për kreun e Istogut

Istog | 17 Dhj 2017 | 07:36 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Istogu voton për herë të tretë. Ky proces po konsiderohet i mundimshëm për qytetarët. Votuesit e intervistuar nga Ekonomia Online, thanë se gjithçka ka shkuar në rregull dhe se qendra është hapur në kohë pa ndonjë problem.

Sherif Bytyqi një nga votuesit e parë në këtë qendër, tha se votimi për herë të tretë është i mundimshëm, por që ky është një obligim qytetarë e duhet të votojnë për një ditë më të mira.

Kurse Besim Gustromaj, tha se të gjithë duhet të votojnë për ditët ë mira të Istogut. Ai tha se po ashtu pavarësisht fituesit qytetarët duhet të votojnë.

49 mijë e 150 votues do të mund të votojnë sot në Istog. Qytetarët votojnë në 23 qendra të votimit me 63 vendvotime.

Ky do të jetë votimi i tretë për qytetarët e Istogut, pasi në dy herët e kaluara ka dështuar të zgjidhet i pari i kësaj komune.

Në këtë garë do të përballën Gani Dreshaj nga AAK dhe Haki Rugova nga LDK.

Të ngjashme