Për shkak të Coronavirusit, AAK-ja pezullon zgjedhjet

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e gjendjes së krijuar së fundmi nga pandemia globale e Coronavirusit (COVID-19) dhe vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vendim që të pezullojë përkohësisht të gjitha kuvendet zgjedhore deri në datën 27 mars.

Kjo është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për medie.

“AAK bën thirrje që situata të menaxhohet në mënyrë profesionale, duke respektuar këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe të organizatave të tjera relevante. Është një situatë e ndjeshme të cilën mund ta kalojmë së bashku me kujdes, por pa bërë panik të panevojshëm.”, është thënë në njoftimin e AAK-së.

Të ngjashme