Për zjarrin në Notre Dame reagon edhe Thaçi, fatkeqësi botërore

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profileve të tij në Facebook, Twitter dhe Instagram ka reaguar pasi një zjarr ka kapluar njërën ndër katedralet më me vlera historike në botë “Notre Dame” në Paris.

“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt|, ka shkruar ai në FB.

Ndërsa në Twitter ai ka shpërndarë postimin e presidentit francez, Emannuel Macron.

Të ngjashme