Përçarje në PD, Agani mbledh kryesinë

Prishtinë | 29 Jan 2017 | 13:19 | Nga

Partia e Drejtësisë është duke mbajtur mbledhjen e kryesisë. Feridan Agani, kryetar i kësaj partie, ka thënë që gjatë mbledhjes së sotme do të diskutohen çështjet politike të Kosovës që po ndodhin, por edhe çështjet e brendshme të kësaj partie.

Kjo pasi muaj më parë, disa anëtarë nga kjo parti kanë zgjedhur një kryesi të re dhe një kryetar të ri, të cilët po thirren në emër të partisë.

Agani ka thënë se është kryetari i vetëm legjitim i partisë, dhe ka than se ju kanë bërë ftesë edhe atij grupi të pakënaqur që të marrin pjesë në këtë mbledhje, njoftojnë mediat.

Ish-ministri ka shtuar se ju ka dhënë kohë dy javë të reflektojnë “që të bashkëpunojmë së bashku në të mirë partisë dhe vendit”.

Në mbledhjet e kryesisë nuk është parë ndonjëri nga anëtarët e kryesisë të grupit tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme