Përçarje në VV-në e Mitrovicës, Fatmir Hasani kandidon si i pavarur

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 00:03 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarizimi i Agim Bahtirit si kandidat për kryetar të Mitrovicës, ka sjell pakënaqësi të mëdha.

Kundërkandidati i tij, Fatmir Hasani, tani do të garojë si i pavarur në këtë garë, shkruan “Jepi zë”.

Hasani ka shkruar në Facebook se qytetin e ka kapluar një mërzi, duke vazhduar më pas duke akuzuar Bahtirin për korrupsion.

Duhet theksuar se Hasani është anëtar i vjetër i VV-së që nga viti 2011, i cili ishte angazhuar nga Londra ku ka jetuar dhe punuar për disa vjet.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës,

Sot i kaploi mërzia përkrahësit e Vetëvendosjes në Mitrovicë, për shkak se u zyrtarizua Agim Bahtiri si kandidat i Vetëvendosjes për kryetar.

Por, unë ju siguroj që s’ka nevojë për mërzi e brengosje, sepse jemi gati ta sfidojmë dhe së shpejti do t’i largojmë keqpërdoruesit të cilët mjet pune kanë korrupsionin dhe nepotizmin.

Unë isha në garë me Agim Bahtirin për t’u bërë kandidat i Vetvendosjes, por për shkak të keqpërdorimeve nga ana e të lartpërmendurit brenda qendrës së VV-së, duke shantazhuar e kërcënuar me vende të punës si dhe duke falsifikuar nënshkrimet, unë nuk arrita të bëhem kandidat. Por, ani pse mori votat e delegatëve, Bahtiri nuk e ka përkrahjen e qytetarëve.

Kështu, duke qenë se si anëtar i Vetëvendosjes nga vitit 2011 po ndihem keq nga kjo zgjedhje, kam vendosur të kandidoj si i pavarur në zgjedhjet e 17 tetorit, për ta shpëtuar qytetin tim nga keqpërdoruesit e sojit të Agim Bahtirit dhe Bedri Hamzës.

Ju premtoj që do t’i luftojë këto dukuri të këqija dhe do ta bie ndryshimin në qytetin tonë, Mitrovicën, siç ndodhi më 14.02.2021. Natyrisht, unë edhe tash e edhe më pas do të bashkëpunoj ngusht me kryeministrin tone, z. Albin Kurti, për të mirën e qytetarëve në Komunën e Mitrovicës.

E mira vonon, por në fund fiton. Na priftë e mbara!

Të ngjashme