Përfaqësimi i Prishtinës me ministra e deputetë

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Arben Vitia, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Mefail Bajqinovci, Eman Rrahmani, Fitim Uka e Uran Ismaili.

Këta janë disa emrat që do ta përfaqësojnë Prishtinën dhe banorët e saj në Qeveri e Parlament në përbërjet e reja të institucioneve qendrore, transmeton emisioni “038” në KTV.

Dy të parët në të kaluarën kanë qenë pjesë e qeverive komunale me partitë e tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për pesë vjet ka udhëhequr dikasterin e njëjtë në komunë.

Gruaja që nga viti 2009 deri më 2013 shërbeu si drejtoreshë e kulturës në komunë, tani do të udhëheq me kulturën në nivel ministrie, veç se tash do të merret edhe me rininë dhe sportin.

Vlora Dumoshi që thotë se u ka borxh qytetarëve të Prishtinës, është shprehur e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me kryetarin akutal të kryeqytetit.
Dumoshi që ka zgjedhur të mbajë edhe pozitën e këshilltares komunale, përmend disa nga projektet që thotë se do t’i shtyejë përpara.

Emri i tij është përmendur jo rrallë herë si kandidat i mundshëm për kryetar të Prishtinës. Por, tani Lumir Abdixhiku ka marrë pozitën ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit.

Në këtë cilësi, ai së fundmi ka obliguar komunën të ndalojë projektin për ndërtimin e një lagjeje në Liqenin e Badovcit, i kundërshtuar shumë nga qytetarët.

Gazetari shumëvjeçar Mefail Bajqinovci vendosi që fundvitin e kaluar t’i hyjë politikës.

Ai mori besimin e qytetarëve dhe u bë pjesë e Parlamentit, por thotë se nuk do të jetë deputet i zakonshëm në raport me qytetarët.

Uran Isamili që edhe zyrtarisht do jetë kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme, tani është vetëm deputet.

Deri këtë vit kur ishte ministër i Shëndetësisë, ai mbante edhe pozitën e këshilltarit komunal.

Ndërsa nga Kuvendi Komunal, Eman Rrahmani i është bashkuar Parlamentit pas formimit të qeverisë së re.

Fitim Uka është një tjetër deputet nga Prishtina në legjislaturën e re.

Të ngjashme