Përfaqësues të Listës Serbe në Washington flasin për zgjidhjen e “çështjes së Kosovës”

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 10:45 | Nga

Qëndrimi i Washingtonit është se dialogu Serbi – Kosovë nuk ka alternativë dhe se për çështjen e Kosovës nuk ekzistojnë kurrfarë afatesh, kanë thënë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe përfaqësues të Listës Serbe të cilët po qëndrojnë në kryeqendrën e SHBA-së, transmeton Koha.net.

Në krye të delegacionit nga Lista Serbe është Dalibor Jevtiq, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës dhe ministër për Komunitete e Kthim.

Përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës janë takuar me zyrtarin e Departamenti të Shtetit, zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror, Matthew Palmer.

Asaj që kanë thënë zyrtarë të Listës Serbe, përcjellin medie të Beogradit, ky takim ka zgjatur më shumë se rëndom, rreth një orë dhe ai ka qenë i hapët e produktiv.

Ata kanë shtuar se aty është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet serbëve e shqiptarëve pas “incidenteve të fundit” në Kosovë.

Kanë thënë se SHBA-ja është e interesuar për zgjidhjen afatgjate të çështjes së Kosovës ndërsa nuk kanë zbuluar nëse në Departamentin e Shtetit u është sugjeruar se ç’zgjidhje duhet të jetë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme