Përfshirja e shoqërisë civile në MSA, e domosdoshme

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 12:05 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj sot ka mbajtur takim konsultues me OSHC-të dhe palët e tjera të interest më kuadër të strukturave të Marrëveshjes së Stabilizim dhe Asoaciim (MSA). Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me projektin Gjerman për Zhvillim Ndërkombëtarë (GiZ), në përkrahje të procesit të integrimit Evropian.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, do të sjellë reforma të thella në të gjitha fushat drejt statusit të shtetit kandidat dhe negociatave të anëtarësimit në BE. Rëndësia e saj për reformat që kemi përpara qëndron në tri dimensione kryesore: politikisht, ekonomikisht dhe përafrimi me legjislacionin e BE-së. MSA kërkon vendosjen e stabilitetit politik dhe shtetit të së drejtës, me bazë në institucione funksionale më demokratike, përfaqësuese dhe efektive, të cilat do të jenë në gjendje të marrin përsipër detyrimet e rendit juridik të BE-së.
Ministrja Ahmetaj theksoi se: “Shoqëria civile dhe palët e tjera të interesit do të jenë kontribues dhe partnerë të pazëvendësueshëm të institucioneve publike në arritjen e synimit më strategjik tonin si shoqëri – integrimin e plotë politik, ekonomik dhe si shoqëri. Në themel të këtij partneriteti qëndron niveli më i lartë në rajon i përkrahjes së publikut për integrimin në BE dhe konsensusit të të gjithë akterëve”.

Gjithashtu, Ministrja Ahmetaj potencoi se pas hyrjes në fuqi të MSA-së janë funksionalizuar strukturat e përbashkëta institucionale në nivel politik dhe të politikave, për mbikëqyrjen e zbatimit të saj dhe për vendimmarrje: Këshillin, Komitetin, nënkomitetet dhe grupet e veçanta, dhe Komitetin Parlamentar. Baza rregullatore e tyre gjithashtu parasheh përfshirjen e shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë në punën e këtyre organeve.

Gjatë diskutimit u përmend se shoqëria civile dhe palët e tjera do të jenë kontribues dhe partnerë të pazëvendësueshëm të institucioneve publike në arritjen e synimit më strategjik si shoqëri; integrimin e plotë politik, ekonomik dhe si shoqëri dhe se shoqëria civile mund të luaj rol veçanërisht në shtyrjen përpara të reformave përmes promovimit të dobive që sjellin ato, presionit konstruktiv mbi institucionet publike për zbatimin tyre dhe arritjes së standardeve evropiane për qeverisje të hapur, të bazuar në transparencë dhe llogaridhënie.

Ministria e Integrimit Evropian, në mbështetje të projektit të GIZ-it gjerman dhe duke përfituar nga përvoja e Kroacisë, është duke kriuar një mekanizëm të përfshirjes së shoqërisë civile në punën e organeve të MSA-së.

Të ngjashme